
Shkruan në Facebook ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Në Shkodër bashkë me drejtuesit vendorë për të forcuar zinxhirin e reagimit në rast emergjencash, përmirësuar infrastrukturën parandaluese të zonave të thella dhe rritur praninë e Forcave të Armatosura.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar një sistem funksional dhe të qëndrueshëm në nivel lokal e kombëtar, ku ndër hapat konkretë që po ndiqen është dhe krijimi i “Qëndrës Rajonale të Emergjencave Civile” për qarkun e Shkodrës.