Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u takua me banorët e Kënetës në Durrës, ku ra në sy një prani e madhe qytetarësh edhe pse në vend janë ende në fuqi masat kufizuese për shkak të korona virusit.
Për kreun e opozitës është shumë e rëndësishme që mbyllja dymujore i bëri shqiptarët të kuptojnë se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është “Ramavirusi”.
Në komunikimin me banorët e Kënetës, Basha vuri në dukje se largimi një orë e më parë i Edi Ramës është kërkesë e shumicës së shqiptarëve, pavarësisht përkatësisë politike, profesionit apo moshës së tyre, pasi ai konsiderohet si e keqja më e madhe në keto 7 vjet për ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë.