Kryeministri Rama, edhe këtë të diel, ka publikuar urimin e tij të zakonshëm në Facebook. Shefi i qeverisë ka zgjedhur Shkodrën, e pikërisht Postribën, ku ka risjellë në vëmendje një familje në kushte të vështira ekonomike, e cila po ndihmohet nga ndërhyrja e vetë kryeministrit të vendit. Në postimin e tij, të cilin e ka shoqëruar edhe me një video, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES ? dhe me familjen e Vullnetit në Postribë të Shkodrës, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një të dielë të qetë”.
Prej disa kohësh, kryeministri i vendit shfaqet në zona të ndryshme të vendit, duke takuar familje në vështirësi të theksuara ekonomike. Pas vizitave të para, të dokumentuara me video, kryeministri publikon video herë pas here nga ndryshimi që pëson jeta e këtyre familjeve. Kryesisht Rama preferon të ndërtojë shtëpi të reja për këto familje.