VIDEO – Rama publikon mesazhin, ja si bëhet vlerësimi i dëmeve në ndërtesat e prekura nga tërmeti…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku shpjegohen hapat që ndiqen në procesin e vlerësimit të dëmeve në ndërtesat e prekura nga tërmeti.

Në video shpjegohet se fillimisht bëhet fotografimi i objektit, më pas kalohet në hapat e tjerë ku përcaktohet koha e ndërtimit dhe tipologjia, për të kaluar tek struktura dhe materialet me të cilat është ndërtuar objekti dhe më pas tek shkalla e dëmtimit.

Rama shkruan se informacioni nga inspektimi i grupeve të verifikimit në terren administrohet nëpërmjet një formulari të standardizuar, të përgatitur mbi modelet e Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal