Skip to content
21 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • KUVEND 2025

VIDEO – “Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës”, Luçiano Boçi: Është i pashpresë…

ShkodraWeb 4 May, 2025
boci vizita rames shkoder 2025

Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen që tashmë e ka dëshmuar për Shkodrën e Veriun.

Pushtetin e grabitur me banda tani po e përdor si qen lufte për të realizuar tallavanë tallëse të rradhës dhe për të blerë, mashtruar e devijuar vullnetin politik të qytetarëve.

Prej ditësh, ndërmarrjet dhe institucionet në varësi të qeverisjes qendrore dhe vendore, kanë mbledhur firmat e punonjësve të tyre si garanci për pjesëmarrje në takimet e sotme të kreut të organizatës.

Nëse nuk konfirmojnë pjesëmarrjen – sipas kërcenimeve të sejmenëve të partisë – do të flaken në rrugë. Ky është banditizëm politik i pastër.

Por duke ditur mirë reagimin qytetar Shkodran dhe në panik, Rama ka detyruar sot të vijnë në Shkodër dhe njerëz të marrë me dhunë e presion nga Lezha, Laçi edhe nga Tirana.

Dhjetra e qindra autobuzë, furgonë, vetura me urdhër politik, po sjellin në Shkodër duartrokitësit dhe flamurtundësit për të bërë shown e tij të radhës.

Rama e di mirë që shkodranët, në të katër anët e qarkut të Shkodrës, e kanë braktisur Ramën dhe miniaturën e tij Becin.

Takimet e sforcuara fushatore të këtyre ditë të mbushura me administratë të tërhequr zvarrë nga drejtuesit e strukturave të PS- së, e kanë faktuar e dëshmuar qartë këtë braktisje.

Edi Rama vjen në Shkodër vetëm 7 ditë para se të marrë ndëshkimin shembullor, të paparë ndonjëherë këto 35 vite, me votën masive të banorëve të qarkut të Shkodrës, sepse ajo që ai ofron është varfëria, krimi i organizuar e shpopullimi masiv 12 vjeçar.

Edi Rama këtë herë, është i pashpresë. Nuk ka përballë vetëm Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë madhështore. Ai ka përballë çdo shqiptar e demokrat që e do familjen dhe atdheun e tij, çdo socialist të ndershëm që e kupton se PS është marrë peng nga banditë grabitës që kanë vënë në kokë kapuçin e pushtetit, çdo emigrant që ndjehet i turpëruar kur vendi i tij konsiderohet narkoshtet nga shumë media botërore.

Me 11 maj, Shkodra e Shqipëria do të votojë për ndryshimin e shumëpritur, me të njëjtën dëshirë si me 22 mars 1992. /Deklaratë e drejtuesit politik të PD- së për Qarkun Shkodër, Luçiano BOÇI/

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 4 maj 2025…
Artikull pas: VIDEO – “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”, Rama vijon ironinë e animuar me Berishën, Lapajn dhe Bashën…

TË FUNDIT

angjelin preljocaj 2025
  • Aktualitet

Baletmaesteri i njohur me origjinë nga Malësia e Madhe, antar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës

ShkodraWeb 21 May, 2025
luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • Baletmaesteri i njohur me origjinë nga Malësia e Madhe, antar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës 21 May, 2025
  • OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit…. 21 May, 2025
  • VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër 21 May, 2025
  • EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK 21 May, 2025
  • Kuvendi rikthehet me seancat plenare, ja kur pritet të nisë zyrtarisht nga puna Kuvendi i dalë nga 11 maji… 21 May, 2025
  • “Përgjegjësi që e mbaj unë personalisht”, rezultati i dobët me 11 maj 2025, Dashamir Shehi jep dorëheqjen 21 May, 2025
  • DOKUMENTI – “Të mos certifikohet rezultati i votave të Diasporës”, PD kërkesë urgjente në KQZ… 21 May, 2025
  • “Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha… 21 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • RETRO – “25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri!”, kur Sali Berisha kontestonte zgjedhjet në 2021 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

angjelin preljocaj 2025
  • Aktualitet

Baletmaesteri i njohur me origjinë nga Malësia e Madhe, antar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës

ShkodraWeb 21 May, 2025
luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025
spak itali 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK

ShkodraWeb 21 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.