Skip to content
14 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika
  • Video News

VIDEO – “Rama me duar në xhepa në Shkodër”, PD reagon për vizitën e kryeministrit në qytetin më të madh verior

ShkodraWeb 10 January, 2025
izmira ulqinaku 2025

Të nderuar bashkëqytetarë,

Sot Shkodra u zgjua e rrethuar nga forca të shumta policie, të cilat paralizuan trafikun në rruget e qytetit për më shumë se 3 orë. Arsyeja ishte vizita e Kryeministrit antiverior, Edvin Rama. Rama erdhi në Shkodër si përherë në këto 12 vjet, me duar në xhepa, pa sjellë asnje investim konkret, madhor, duke mashtruar me bojatisje e fasada.

Edhe pse i ka të gjitha pushtetet, përfshirë Bashkinë Shkodër të cilën e mori me dhunë e para, përsëri nuk e lë urrejtja për veriun që të investoje. Shkodrën e lë tek të fundit në renditje, përsa i perket shpërndarjes së fondeve.

Shkodranët nuk gënjehen me lyerje fasadash, as me tenda tregu, e as me një fushë basketbolli në një shkolle te nje ishkomune. Shkodranët kërkojnë dinjitet nga Qeveria, kërkojnë investime serioze të cilat lenë shenjë në mirëqenien e secilit banor. Shkodranët nuk kërkojnë lëmoshe, por atë cfarë iu është premtuar në cdo fushatë.

Partia Demokratike ka lënë gati që nga 2013 projektet madhore për Shkodrën të cilat Edvin Rama nuk i ka konsideruar. Tash 12 vite, Shkodra jonë po shpopullohet dita ditës, për shkak të varfërimit që i ka bërë Qeveria e bijve të komunizmit. Kërkojnë tua fshijnë memorjen qytetit tonë, duke kërkuar të shndërrojnë lagjet tradicionale në lagje pa identitet. Kërkojnë ta kthejnë Shkodrën e artit e kulturës, në qytetin e ahengut komercial. Kërkojnë ta boshatisin këtë qytet me histori, për ta zëvendësuar me emigrantë të botes së tretë.

Urrejtja që ka Rama është tepër e madhe, prandaj Qarku jonë renditet ndër qarqet më të varfra në rang Kombëtar, për pasojë edhe emigracioni është tepër i madh. Banorët e Shkodrës kanë memorje, dijnë të bëjnë diferencën mes dy qeverisjeve. Kuptojnë kush e kërkon pushtetin dhe për cfarë. Shkodranët janë të zgjuar dhe e dijnë që Rama sikur të rrijë në Qeveri edhe 100 vjet, Shkodrën nuk e ka në hartën e investimeve.

Ndërsa Partia Demokratike me Sali Berishën Kryeminister përgjatë 8 viteve të pushtetit e vlerësoi Shkodrën në qytetin kantier, ku infrastruktura ishte parësore. U investua me themel duke ndikuar në mirëqenien e qytetarëve. Vëmendja, që do të ketë Qarku jonë, me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet pas 11 Majit, është e garantuar për secilin banor. /Deklaratë e PD Shkodër, lexuar nga Izmira ULQINAKU RUSI, këshilltare bashkiake/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Kryeministri Edi Rama përuron Poliklinikën e Specialiteteve në Shkodër, të pranishëm Beci dhe Koçiu
Artikull pas: VIDEO – Bekimi i Vllaznisë përmbys Tiranën në “Loro Boriçi” me një dygolësh dhe ngjit kuqeblutë në krye…

TË FUNDIT

andorra shqiperi 2025
  • Kryesore

VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup…

ShkodraWeb 13 November, 2025
romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup… 13 November, 2025
  • NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026 13 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • VIDEO – “Ndërhyrje e domosdosshme”, kryebashkiaku Beci inspekton punimet tek “Harku i Berdicës” 12 November, 2025
  • E RËNDË – 42- vjeçari nga Shkodra mbërrin pa shenja jete në Spitalin Rajonal, dyshimet e para të policisë 12 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

andorra shqiperi 2025
  • Kryesore

VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup…

ShkodraWeb 13 November, 2025
romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
shtypi dites 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.