VIDEO – “Me çfarë flamuri do të shkojë Rama në mini- Shengen”, shkodrani nacionalist tregon për ditët në burgun malazez

Simbolet shqiptare tashmë lejohen me ligj në Mal të Zi, por shpalosja e tyre i ka kushtuar dy here prangosjen aktivistit Irfan Domnori. Ai e kaloi natën e ndërrimit të viteve në një burg në Podgoricë, pasi u dënua se valëviti flamurin shqiptar gjatë vendosjes së bustit të Gjergj Kastriotit në Tuz në muajin Tetor.

Natën e ndërrimit të viteve e kaloi në burg në shtetin e Malit të Zi. Shkodranit Irfan Domnori ju vunë për herë të dytë prangat, me të njëjtën akuzë, për valëvitje të flamurit kuq e zi në këtë shtet.


Këtë herë autoritetet malazeze u kujtuan se përveç festes së Krajës në nëntor, më herët në 15 tetor Domnori kishte kryer të njëjtin veprim në festën e Trieshit, në malësinë e Tuzit, kur u vendos busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti.

Irfan Domnori: Gjykatësja jep vendimin 10 ditë burg sepse është rast i përsëritur. Nuk di si mund ti vihet emri rast i përsëritur.

Një pyetje të drejtpërdrejtë e ka për kryeministrin Rama, se me cilin flamur do të shkojë në mini-shengenin Ballkanik, pasi ai kuq e zi ju arrestua dhe u përdhos në Mal të Zi, dy herë në pak javë.

Irfan Domnori: Me çfarë flamuri do të shkojë në mini Shengenin ballkanik? Me këtë flamur që po të dënohet?

3 muaj të tjerë e ka të ndaluar të hyjë në Malin e Zi, shkodrani Irfan Domnori. Ai tregon se në burgun ku qëndroi kishte edhe të tjerë shqiptarë që mbaheshin me akuza qesharake.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media