
Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Këtë pasdite bashkë me stafin e Bashkisë Shkodër inspektuam punimet në korsinë e re të biçikletave, që shtrihet nga Parruca në lagjen Rus, me një gjatësi prej 1.3 km.
Jam i kënaqur me ecurinë e punimeve dhe me mesazhet pozitive nga banorët e Shkodrës, të cilët i mirëpresin këto ndërhyrje në shërbim të përdoruesve të biçikletave dhe përmirësimit të sigurisë rrugore për komunitetin.