
Shkodrës që nga e hëna i është shtuar një korsi e re biçikletash nga parruca në drejtim të lagjes së rusit. Për të parë nga afër punimet në ndërtimin e kësaj korsie, Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka inspektuar vetë punimet. Ai është njohur me ecurinë e punimeve dhe projekti që përfshin rritjen e sigurisë së përdorimit të rrugës nga banorët e qytetit, ku në jo pak raste ka pasur edhe aksidente.
Gjatë këtij inspektimi ai ka marrë edhe përgëzimet nga përdoruesit e bicikletave, të cilët kanë edhe një apel për Policinë për largimin e motorëve nga këto korsi që janë rrezik për ta.
Kryetari i Bashkisë Shkodër u shpreh se kjo ndërhyrje vjen si proces i krijimit të unazes së korsive të bicikletave që e kthen Shkodrën në një qytet unik për këtë shërbim ndaj banorëve, ndërsa u shpreh se puna për korsitë është e integruar edhe me planin për krjimin e parkimeve të mëdha për automjetet.
Korsia e re e bicikletave nga Parruca në lagjen Rus ka një gjatësi prej 1,3 km dhe përshkon qendrën e qytetit deri në fund të lagjes Rus. Kjo ndërhyrje është bazuar në planin e mobilitetit të hartuar nga ekspertë të huaj në bashkëpunim me specialistë të Bashkisë Shkodër që ka në themel rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe shmangien e trafikut.