
Me një qeveri që në 9 vite e ka gjunjëzuar me politikat e saj diskriminuese Shkodren, banorët e njësisë administrative të Dajçit e bënë të qartë zgjedhjen e tyre për 6 marsin, duke mbështetur koalicionin “Shtëpia e lirisë” dhe kandidatin Bardh Spahia.
Pritja që ata i rezervuan Spahisë ishte e veçantë, ndërsa bashkëndanë me të problematikat që ka kjo njësi dhe zgjidhjet që presin si nga bashkia, por edhe nga një qeveri më e përgjegjshme nesër. Vota e Shkodres duhet të jetë mesazh për mbarë vendin.
Një ftesë banorëve të Dajçit dhe mbarë bashkisë Shkoder ju bë që të tregojnë kujdes në 6 mars, duke refuzuar kanditatët e Lulzim Bashës, që në këto zgjedhje janë oksigjeni i qeverisë Rama.
Si një zonë që ka vuajtur rëndë pasojat e sistemit komunist, banorët apeluan që të punohet për ta njohur rinia atë periudhë që mos të rrezikojmë kthimin e saj.
Njëzëri banorët e njësisë administrative të Dajçit e quajtën kandidatin Spahia dhe koalicionin “Shtëpia e lirisë” si alternativën më të mirë përfaqësuese të tyren, duke shprehur bindjen se fitorja do të jetë e thellë perballë rivalëve në këtë garë.




