VIDEO – Qetësia e mbrëmjes prishet nga të shtënat, përfundojnë në spital dy persona (emrat)

Disa të shtëna me ar.më zjarri janë regjistruar në qendër të qytetit të Vlorës, mbrëmjen e sotme (18 janar 2020). Burimet bëjnë me dije se të pl.agosur kanë mbetur dy persona, të identifikuar zyrtarisht nga policia si Nikollaq Çepaj, 36-vjeç dhe Roland Çepaj, 27 vjeç, të dy me banim në Vlorë.


“Ishin dy persona që kanë qenë duke pirë kafe në një lokal lagjeje dhe në atë moment ka hyrë një person i maskuar dhe ka shtënë në drejtim të njerit prej dy personave. Dyshohet që shenjestër ka qenë Niku, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu dhe më pas plumbat kanë prekur gabimisht dhe Roland Çepaj.

Autori është larguar në këmbë deri në një farë pike dhe më pas ka hipur në një mjet. Të plagosurit të dy janë në sallën e operacionit ku po përpiqen t’i shpëtojnë jetën. Më rëndë është shenjestra i njohur me emrin Niku”, deklarojnë burime nga vendngjarja. Disa orë më vonë, është gjetur një makinë e djegur në dalje të Vlorës, brenda të cilës ishte edhe një kallashnikov. Dyshohet se ishte e autorëve të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të pl.agosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore. Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!