Të rinjtë e Shkodrës i janë bashkuar aktiviteteve të organizuara nga Qendra Rinore Atelie, në kuader të 8 Dhjetorit ditës kombëtare të rinisë. Kanë qënë të rinj pjese e kësaj qendre por edhe të shkollave të qytetit të Shkodrës të cilët janë bërë pjesë e panairit të mbajtur pranë sheshit festiv dhe shtëpizës së rinisë që është vendosur në “Shkodra në festë”.
Për zëvendëskryetaren e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza sot është dita e të rinjve dhe urimi shkon për të gjithë të rinjtë e Shkodrës ndaj të cilëve bashkia ka një vemendje të veçantë.
Aktiviteti ishte programuar në formën e një panairi por edhe ekspozite ku të rinjtë kanë shprehur në pikturë se si e mendojnë qytetin e tyre ndërkohë që në një kend të vecantë të rinjtë kanë pasur mundësi të shkruajnë edhe dëshirat e tyre për qytetin për vitin 2025.