VIDEO – Qendra e Zhvillimit në Shkodër në fokus, tjetër investim për klientët dhe fëmijët aty…

Qendra e Zhvillimit në Shkodër, vazhdon të jetë në fokusin e Bashkisë së Shkodrës. Javën e kaluar, u përurua atelieja e dytë për përpunimin e baltës, ndërsa sot është në shërbim të klientëve dhe fëmijëve të qendrës ditore edhe një kënd i ri lojrash zhvillimor.


Fondacioni “Shpresë për botën”, i cili ka një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Shkodrës, ka mundësuar ngritjen e këndit të lojrave në oborrin e pasëm të qendrës.

Ky kënd lojrash mund të shfrytëzohet nga klientët dhe fëmijët e Qendrës së Zhvillimit. Ai do të pasurohet në ditët në vijim, për të krijuar më shumë mundësi zhvillimore për fëmijët e klientët e kësaj qendre.

ShkodraWeb Channel