
Lodovik Rrethi, pensionist nga Barbullushi i Bashkisë Vau Dejës, denoncon se punonjesi i Postës në Barbullush Besmir Lepi, që një javë i ka marrë kartën e identitetit dhe nuk ia kthen.
Ai këtë denoncim e bëri në shtabin elektoral të PD Vau i Dejës, krah kandidatit për deputet Gentian Ndoj. Denocim publik ka bërë edhe Marije Rrethi, e cila thotë që nuk i është kthyer karta nga punonjësi i Postës Besmiri.
Nga ana tjetër kandidati për deputet Gentian Ndoj, denoncoi këto veprime nga punonjësi i Postës dhe kërkoi nga organet kompetente të veprojnë dhe tu rikthehen kartat e identitetit pasi po kryhen krime zgjedhore. /Shpërndarë për mediat nga shtabi elektoral i PD- ASHM për Qarkun e Shkodrës/