Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pas mbledhjes së Kryesisë së PS se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS, por e popullit shqiptar dhe se kjo vijë e kuqe do të garantojë kalimin në një nivel tjetër të vetë cilësisë dhe të qasjes së administratës shtetërore.
Rama zbardhi çështjet e diskutuara në mbledhjen e kryesisë për zgjedhjet e 25 prillit dhe foli për analiza të rezultateve.
Po ashtu, ai tha se për Reformën në Drejtësi nuk do të ketë diskutime me opozitën, pasi ajo është një çështje madhore dhe e vendosur nga partnerët strategjikë si SHBA dhe BE.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike dhe shtoi ftesa e tij për bashkëqeverisje, mbetet ende.
Kryeministri Rama deklaroi sot se Shqipëria do i ketë satelitët e saj dhe madje shpejt në shërbim të forcimit të kontrollit të territorit.
Një ditë pas deklaratës në parlament, Rama theksoi se përdorimi i mjeteve do të jetë për çështje që kanë të bëjnë me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar, jo për çështje ushtarake. I pyetur nëse më mirë ujë 24 orë apo satelitë në hapësirë, ai tha se satelitët do të shërbejnë edhe për ujin.