Sot ajo publikoi një video teksa tregonte se po bënte procedurën e ngrirjes së vezëve riprodhuese në trupin e femrës. Por pak orë më vonë Bleona Qereti ka postuar një tjetër video teksa është shfaqur në spital.
Mesa duket kjo procedurë kërkon një trajtim specifik dhe rigoroz nga mjeku, çka e ka detyruar Bleonën t’i drejtohet urgjentisht spitalit. Në video ajo duket mirë shëndetësisht teksa jep edhe një mesazh për gjithë femrat që nuk duan të bëjnë fëmijë pa gjetur partnerin ideal.
“Për të gjitha vajzat që akoma nuk kanë gjetur partnerin ideal për të bërë një fëmi, dhe ora biologjike bën “ tik tak” cdo ditë në mendjen e tyre, kjo është procedura e duhur- jo nxitimi të gjejnë një partner patjetër qoftë dhe nëse nuk është babai i duhur për fëmijën e tyre, thjesht vetëm për të bërë një fëmijë…”.-shkruan Bleona krah postimeve duke u ndjerë mjaft e lumtur qe mjekësia i ka dhënë asaj dhe shumë femrave të tjera këtë mundësi të rrallë.