Ndërkohë që prej orës 09:30 vijon protesta e thërritur nga opozita e bashkuar, para Kuvendit të Shqipërisë, ku paralelisht zhvillohet seanca plenare, Partia Demokratike publikon pamje dhe foto, në të cilat sipas saj, duket qartë se si po përgjohen protestuesit nga policia e pozicionuar në pika kyce.
Në videon e publikuar, PD thotë se po përgjohet nga efektive të vendosur në pjesën e sipërme të kullave në qendër të Tiranës.