Aktoret e teatrit “Migjeni” në Shkodër zhvilluan një protestë të heshtur, një reagim kundër prishjes që iu bë godinës së Teatrit Kombëtar.
Aktorët janë vendosur larg nga njëri-tjetri, duke respektuar distancën e sipas rregullave anti-covid, ndërsa në duar mbajnë pankarta me mbishkrimet: “Unë jam teatri, trishtim kjo frike”, “Poshtë diktatura”, “Shémbet godinën por jo teatrin”, “Teatri është i pávdèkshëm”.
Teatri Kombëtar u prish dje, ndërsa fadromat filluan rrënimin e tij që në orët e para të ditës. Kjo solli në përplásje të forta mes policisë dhe aktivistëve e artistëve të cilët kundërshtuan shembjen e godinës.