
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Rally Albania 2025 nisi nga Shkodra! Atmosferë spektakolare, motorë, pasion dhe shumë emocion në zemër të qytetit tonë! Shkodra mirëpriti garues nga e gjithë bota në startin e një prej eventeve më të mëdha të sportit të aventurës në rajon.
Ky nuk është vetëm një start gare – është një promovim i jashtëzakonshëm për turizmin, natyrën dhe mikpritjen shkodrane.