VIDEO/ Prokuroria Shkoder sekuestron aktivitetin tregtar te punishtes se falsifikimit “Briland”

Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Me 26.09.2017 nga strukturat e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në D.V.P Shkodër në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, në zbatim të Vendimit nr. 826 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për:
-Sekuestrimin e aktivitetit tregtar të subjektit “Briland”shpk, me administator Xhavit Kasemi.
-Pasurinë e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, Shkodër
-Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, që ndodhen brenda godinave së lartëpërmendura
-Për pasuri të paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër
– 4 automjete në përdorim të subjektit Briland”shpk si më poshtë:
Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL,
Automjeti tip Wolksvagen me targë SH6014E,
Automjeti tip Ford me targë SH1642E,
Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN.” /ShkodraWeb/