Ndërsa ish- deputeti Gerti Bogdani është përcjellë në “banesën e fundit”, pasi u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 44- vjeçare, në rrjet kanë nisur të ngrihen shumë hipoteza, deri edhe në teori konspirative, lidhur me vdekjen e tij.
Në këtë linjë, është futur tashmë edhe avokati i njohur shkodran Ndue Pjetra, njëkohësisht drejtues i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion dhe i Institutit të Dedektivit Privat.
Në një video në rrjetet e veta sociale, avokat Pjetra ngre disa pyetje, duke i kërkuar organit të akuzës që ti japë përgjigje. Madje, ai ka pohuar se në emër të shoqatës së përfaqëson, do ti kërkojë Prokurorisë të zbardhë plotësisht rrethanat e vdekjes së Gerti Bogdanit. Për më shumë, ndiqni videon më poshtë.