
Qytetarët shkodranë mirepresin investimin për transformimin e hyrjes së qytetit, duke e cilësuar si një ndër ndërhyrjet më të domosdoshme në infrastrukturën urbane të Shkodrës. Sipas tyre, për vite me radhë kjo zonë ka qenë e anashkaluar, me mungesë të gjelbërimit, këndeve për fëmijë dhe hapsirave që i japin frymëmarrje qytetit.
Pas prishjes se objekteve te cilet pengonin investimin tashme ka nisur puna per zbatimin e projektit ne një nga pikat më të rëndësishme të qarkullimit dhe identitetit urban. Projekti perfshin Zgjerimin e rrugës hyrëse dhe rikonstruksion i trotuareve, Krijimin e hapsirave të gjelbra dhe mbjellje te pemëve dekorative. Vendosje e ndriçimit modern dhe sinjalistikës rrugore, Kënde lojërash për fëmijë dhe zona çlodhjeje për familjet.
Ky projekt është pjesë e vizionit të Bashkisë Shkodër për të rritur cilësinë e jetës urbane dhe për ta bërë qytetin më të aksesueshëm, më të gjelbër dhe më të denjë për banorët dhe vizitorët e tij.