Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka njoftuar mbledhjen e tij të radhës me 19 dhjetor 2024, ku një pikë shumë e rëndësishme e rendit të ditës është shqyrtimi i projektbuxhetit të Bashkisë Shkodër për vitin 2025.
Lidhur me këtë mbledhje, dokumentin e projektbuxhetit që u është paraqitur këshilltarëve ka reaguar edhe Partia Demokratike, dega Shkodër. Nga selia blu lokale ka folur këshilltari bashkiak Imeldi Sokoli, i cili ka dhënë opinion për formën por edhe përmbajtjen e dokumentit më të rëndësishëm që paraqitet për shqyrtim e miratim në Këshillin Bashkiak Shkodër.