Projektbuxheti i vitit 2021, konsultimi i tij me qytetarët, prioritetet dhe transferta e pakushtëzuar nga buxheti ishtetit, kanë qenë në fokus të intervistës së dhënë nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, në përgjigje të interesit të gazetarëve.
Për shkak të situatës së pazakontë të pandemisë, sivjet iu dha mundësia banorëve të Bashkisë së Shkodrës, të japin opinionet e tyre përmes një pyetësori online, ka thënë Ademi
Qindra qytetarë, të grupmoshave të ndryshme,nga njësi të ndryshme administrative dhe kategori sociale të shumta, dhanë opinionet e tyre, të cilat janë në bazë të hartimit të projektbuxhetit që do të paraqitet për miratim, ka shtuar qytetarja e parë e Shkodrës.
Intervistën e plotë për gazetarët, mund ta ndiqni në vijim.