
Bashkia e Shkodrës vazhdon inspektimin e punimeve në objektet ku po ndërtohet në territorin e saj. Ditën e sotme, grupi i punës, së bashku me administratorin e NJA Postribë dhe drejtues të kompanisë kontraktore, kanë parë nga afër punimet që po kryhen nga kompania sipërmarrëse në rrugën Qendër Mes- Kullaj në njësinë administrative Postribë.
Është një investim nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, me një gjatë 400 metër linear, ku është ndërhyrë edhe për zgjerimin e saj me rreth 2 metër linear.
Gjatë inspektimit, janë konstatuar disa problematika, të cilat firma kontraktuese ka marrë përsipër ti zgjidhë, duke e dorëzuar rrugën sipas të gjitha parametrave teknikë të parashikuar në projektin e rikonstruksionit. /Video nga Mark Gjeka/