VIDEO – Pritje madhështore për “Foltoren” e Berishës në Kukës, nuk mungojnë as daullet…

Kukësi, bastioni i demokratëve, i ka rezervuar një pritje madhështore liderit historik Sali Berisha.

Teksa qindra demokratë janë mbledhur para ‘Palltit të Kulturës” ku po e presin me valle e Tupana, qindra të tjerë kanë dalë që Kalimash, duke e shoqëruar përgjatë gjithë rrugës.

Aq të shumtë ishin qytetarët që e pritën ish-kryeministrin tek trau i Kalimashit, sa mësohet se është bllokuar qarkullimi në rrugën e Kombit.

Në Kukës u pa edhe deputeti Flamur Noka, i cili u përjashtua nga Basha nga komisioni parlamentar i sigurisë kombëtare, dhe u paralajmërua për përjashtim edhe nga grupi parlamentar, për qëndrimet publike që Noka ka mbajtur.

Berisha ka lënë të hapur mundësinë për rikthimin në krye të PD dhe kërkon të mbledhë firmat që nevojiten për të thërritur Kuvendin Kombëtar, ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Basha.

Open

Close