Presidenti Ilir Meta është shprehur se emigracioni është një plagë për politikën shqiptare. Deklarata u bë në pritjen shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e 28 Nëntorit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Festa e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë ka mbledhur bashkë në një pritje shtetërore në Pallatin e Brigadave, politikën, por edhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe diplomatë të huaj.
Pasi u ekzekutua himn shqiptar, ku mes të pranishmëve ishin Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama dhe bashëshortja e tij, i pari që mori fjalën ishte Presidenti i Republikës.
Gjatë fjalës së tij, Meta tha se, Shqipëria duhet të zgjidhë çështjet e emigracionit, ndërsa tha se “kjo është kambanë alarmi për klasën politike”.
“Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”, u shpreh kreu i shtetit.