
Deri në orën 15.00 të kësaj të shtune, kanë votuar 3572 demokratë në primaret për 5 bashkitë e Qarkut të Shkodrës. Drejtuesi politik Luçano Boçi ka dalë para mediave, duke folur për ecurinë e procesit.
Një fluks të madh, duke parë edhe shifrat, ka patur në degën e PD- së Shkodër, ku në nisje të procesit, ka patur edhe radhë në selinë blu lokale. Procesi do të mbyllet në orën 18.00, ndërsa deri tani, pjesëmarrja është mëse e kënaqëshme.
VOTUES DERI NË ORËN 15.OO
Fushë- Arrëz 472
Pukë 530
Vau- Dejës 520
Malësi e Madhe 705
Shkodra 1300