
PD ka vijuar me prezantimin e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Shkodrës, në praninë e mbështetësve të vet, partive të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, simpatizantëve etj.
Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Luçiano Boçi, i pranishëm në këtë prezantim të radhës, ka përcjellë mesazhin e tij, shoqëruar edhe me një video të shkurtër prezantuese.
Luçiano Boçi, nënktryetar i PDSH- së: Prezantimi i kandidatëve tanë Ndoc Ashta dhe Elmira Ndrevashaj. Ndoc Ashta nuk është rastësi në Partinë Demokratike. Familja e Bajraktarit të Shoshit e shleu me martir dhe gjak qëndresën e tyre për liri. Pinjoll i denjë i martirit Gjelosh Lulashi si dhe kontribues ndër vite, Ndoci është garancia se kjo betejë është edhe për të persekutuarit e së djeshmes. Rrënjët e së keqes vazhdojnë të ushqehen nga harresa ndër vite, por askush më mirë se Partia Demokratike nuk mund t’i japë fund përsekucionit ndër vite. Elmira, zë i rëndësishëm në këshillin bashkiak, është vlerë e shtuar e ekipit tonë fitues. Më 11 Maj, bashkë për Shkodren madhështore!