Futbolli grek është përfshirë në një skandal gjatë ditës së sotme, kur presidenti i PAOK, Ivan Savidis është futur në fushë i armatosur. Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes mes AEK-ut të Athinës më PAOK-un e Selanikut. Presidenti i PAOK ka hyrë në fushë me armë në brez dhe ka kërcënuar arbitrin pas anulimit të një goli të shënuar nga Varela.
Preteksti ka qenë se lojtari i ish-ekipit të Kaçes ka penguar portierin. Tifozët e PAOK kanë shpërthyer në protesta, ku u bashkua edhe presidenti Ivan SAvidis, bashkë me drejtorin teknik, Ljubos Mishel.