VIDEO – Prefektja Angoni heq “kostumin zyrtar”, shfaqet me bidon uji në dorë në zonën e vatrave të zjarrit në Pukë

Qarku i Shkodres, kryesisht zona e Pukes dhe Fushe Arrezit eshte perfshire nga disa vatra zjarri te cilat sot rrezikojne edhe banesat. Kjo ka bere qe prej ditesh situata e krijuar ne kete zona te ndiqet nga afer edhe nga Prefektja e Shkodres Majlinda Angoni.

Ne nje postim ne rrjetet sociale Angoni ka perditesuar situaten e krijuar ne keto zona nderkohe qe ne njoftim thuhet se situata eshte e veshtire kryesisht ne zonen e Fushe Arrezit ku zjarri po i afrohet banesave.


Por ne fotot e publikuara, dallohet edhe angazhimi qe vete Angoni personalisht ka dhene ndaj efektiveve te forcave te zjarrfikese qe jane ne terren prej ditesh, te sfilitur dhe te lodhur nga beteja me zjarret.

PUBLIKIMI I MAJLINDA ANGONI

Sot për të parë nga afër zhvillimin e operacionit në shuarjen e zjarrit në Flet në Fushë Arrëz 1600 m mbi nivelin e detit, aty ku është aktivizuar një vatër e rrezikshme zjarri ndërsa të gjithë strukturat e mbrojtjes civile janë aty 24/24 të përqendruar në sektorin Lak Hithi për të mbajtur nën kontroll flakët e zjarrit që rrezikojnë të depërtojnë në fshatin Kryezi dhe Kurorën e Dardhes.

Në terren, takova një grup pune nga 70 forcat e Njësisë Administrative Blerim, sektorit pyjor, MZSh Fushë  Arrëz të cilët po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit, që me guxim dhe shpirt ekipi po japin shërbim vetëmohues duke punuar në kushte të vështira terreni dhe të erërave që kanë veshtirësuar operacionin e ndërhyrjes, jo vetëm të forcave tokësore por edhe mjeteve ajrore, ku është përqendruar operacioni.