VIDEO – Polumbarët gjejnë në lumin Buna pistoletën e përdorur në ngjarjen në lagjen “Parrucë” të Shkodrës (detajet)

Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e ndodhur dje, më datë 12.02.2020 në lagjen Parrucë të Shkodrës, ku qytetarët raportuan për të shtëna me ar.m.ë zjarri. Sipas bluve, kanë qenë dy persona të cilët ishin në një makinë dhe janë zënë me një 32 vjeçar. Njëri nga autorët e ka go.d.itur me sende të forta në kokë të lënduarin, ndërsa tjetri ka qëlluar në ajër dhe më pas janë larguar duke e hedhur në lumin Buna ar.m.ën me të cilën që.ll.uan. Dje u raportua se Gledis Ustabeqiri 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç u konfliktuan me Taulant Ahmetin.

NJOFTIMI I POLICISË


Zbardhet ngjarja e ndodhur dje, më datë 12.02.2020. Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar. Gjendet nga polumbarët, në lumin Buna, ar.m.a me të cilën autorët që.ll.uan në ajër. Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, me datë 12.02.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve G. U., 26 vjeç, banues në Shkodër dhe H. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Këta shtetas, dje, më datë 12.02.2020, rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Parrucë”, lagjja “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin shtetasi H. M. e ka goditur me sende të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me ar.m.ë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete. Gjithashtu, pas kërkimeve intensive në lumin Buna, nga Njësia Polumbare e repartit RENEA u gjet dhe u sekuestrua pistoleta me të cilën kanë qëlluar shtetasit e lartpërmendur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Ar.m.ëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Pla.g.osja e lehtë me dashje”.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media