Tensioni qe e kapi pasi pa Policine, beri qe te kuptohej lehte se dicka fshihte. Policia e Tiranës ka vene ne pranga nje te ri qe levizte ne kryeqytet me nje makine luksoze, e brenda saj ka zbuluar ar.me, t.hika, dr.oge e miliona leke. Operacioni i koduar “Liqeni” u krye nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Na.rkotikëve në DVP Tiranë.
“Forca e Posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një automjet, që kur ka parë mjetin e Policisë ka kryer lëvizje të dyshimta dhe janë vënë në ndjekje të tij ku në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin si dhe bllokimin e shoferit.
Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
– 1 ar.më zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;
– një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar na.rkotike e llojit ko.kainë;
– 4.4 gr. lëndë e dyshuar na.rkotike e llojit ca.nnabis sativa, në formë cigareje;
– 3 t.hika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi;
– 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari;
– një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;
– disa çelësa automjetesh dhe karta banke.
Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e na.rkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e ar.mëve të ftohta” dhe ”Prodhimi dhe shitja e na.rkotikëve”.