
Sonte, forca policore kanë shoqëruar me forcë në mes të qendrës së Tiranës, katër aktivistë të Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare, Titi Seranaj, Ergys Mertiri, Gentian Hasani dhe Donald Martini.
I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të sqarojë sa më parë për opinionin publik se cilat janë shkaqet e ndalimit të aktivistëvë. I bëjme thirrje Avokatit te Popullit që të ndërhyje sa më parë për të marrë informacion mbi gjendjen e të ndaluarve, vendin ku mbahen dhe arsyet pse janë shoqëruar në komisariat.
I bëjmë thirrje mediave, shoqërisë civile dhe çdo qytetari të ndershëm të reagojë dhe kerkojë shpjegime nga policia dhe Ministria e Brendhsme se pse disa nga qytetarët model të Tiranës janë marrë në furgona policore forcërisht.
Ne si lëvizje nuk do të heshtim kurrë ndaj dhunës barbare dhe jo-proporcionale të forcave policore dhe shfaqjen e tyre pa numër identifikimi në kundërshtim me ligjet evropiane dhe ndërkombëtare.
Mbështesim aktivistët e Teatrit!
Kërkojmë shpjegime!