VIDEO – Policia Kufitare shton kontrollet, në 17 ditët e para të 2020-ës janë proceduar 13 shtetas për falsifikim…

Gjatë 17 ditëve të para të këtij viti, janë evidentuar dhe ndëshkuar 13 raste të tentativës për kalim të kufirit me dokumenta të falsifikuara. Procedohen penalisht 13 shtetas për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Në vijim të punës kundër aktivitetit të kundraligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, si rezulat i masave të shtuara, kanë intensifikuar kontrollet për dokumentacionin që përdorin qytetarët në dalje apo në hyrje të Republikës së Shqipërisë.


Nga data 1 janar dhe deri më 17, nga ana e këtyre shërbimeve gjatë kontrolleve të ushtruara në dalje të Republikës së Shqipërisë, janë konstatuar 13 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në lidhje me këto raste, veprimet e mëtejshme janë kryer nga specialistët e policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët në përfundim të veprimeve për çdo rast kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 13 shtetas.

Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

 ABCOM ║ VODAFONE