VIDEO/ Shkon në tre numri i personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë…(emrat)

Ndërron jetë edhe shoferi i mjetit që shkaktori aksidentit mbrëmjen e kaluar në Kavajë. Mëngjesin e sotëm është njoftuar se shtetasi 24 vjeçar, i identifikuar me inicialet V.C., humbi jetën në spital ku ishte nën kujdesin e mjekëve. Më herët, ishte raportuar se një automjet tip Benz ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë të lartë, duke përplasur një nënë 46 vjeçare dhe vajzën e saj. Për pasojë, kanë humbur jetën gruaja që po ecte në rrugë, e identifikuar si Lumturie Demrozi, 46 vjeç. Po ashtu, ndërroi jetë edhe një i ri që ndodhej pasagjer në mjetin tip Benz, i identifikuar si Gentian Belba 23 vjeç.

Fillimisht policia sqaroi se drejtuesi i mjetit, me iniciale V.C, 24 vjeç, ndodhet në spital, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe vajza e 46 vjeçares, Xh.D 21 vjeçe.

Makina qe ka shkaktuar aksidentin tip Benz me të cilën udhëtonin tre të rinj, ishte marrë me qira. Mjeti ka dale nga rruga ka përplasur fillimisht gruan dhe vajzën e saj dhe për të evituar aksidentin ka devijuar edhe është përplasur me një reklame te një karburanti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz (marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

HOROSKOPI/ Çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme, a do të ndjeni praninë e fatit…?!

DASHI...

FOTO/ Makina përplas nënën me dy fëmijët që po ecnin në trotuar, humb jetën gruaja dhe pasagjeri…

Një...

FOTO/ Shkodrës i shtohet një tjetër park që mund të shfrytëzohet nga të gjitha moshat dhe në çdo orar…

Është...

Close