
Policia italiane ka arrestuar një grup që trafikonin lënë narkotike, ku mes pjesë e kësaj bande ishte një familje shqiptare. Sipas informacioneve nga mediat në Itali mësohet se nënë e bir janë kapur duke u shitur drogë disa minorëve.
Adelina Lisi 40 vjeç dhe djali i saj 23-vjeçar Hasan Lisi, shitur doza kokaine, marijuane dhe hashashi. Në biznesin e tyre, ata kishin përfshirë edhe dhëndrin rumun, Daniel Valentin Ungureanu 28 vjeç, i cili gjithashtu u arrestua.
Në harkun kohor të dy viteve, kjo familje kishte blerë dy shtëpi, një sipërfaqe toke dhe një makinë. Pronat e tyre u sekuestruan nga policia italiane, vlera e të cilave shkon në 200 mijë Euro
Gjatë operacionit të autoriteteve italiane, u sekuestruan 2 kg marijuanë, 1 kg hashash dhe 15 gram kokainë. Hetimi ndaj familjes shqiptare kishte nisur më 27 Korrik të vitit të kaluar, dhe që prej asaj periudhe ata ishin mbajtur nën përgjim.
Policia kishte nisur hetimet pasi kishte përgjuar bisedat kur flitetj për shitjen e drogës.
“Ju jeni njerëz të mirë. Kam 10 njerëz në shtëpi për të ushqyer. 10 vetë që duan të ushqehen me një rrogë“, ka thënë Adelina, duke shpjeguar se djali i saj kishte kërkuar punë por pa sukses. Policia italiane tha se një dozë kokainë 0.8 gram e shisnin për 60 Euro, kurse 1 gram marijuanë varionte 5-10 Euro.