VIDEO – “Policia e Shkodrës ia fut gjumit”, këshilltari bashkiak Andi Halluni për rendin: Veç në 1997-ën ka qenë në këtë situatë

Situata e rendit në Shkodër ishte në fokus të fjalës së këshilltarit bashkiak të PSD- së Andi Halluni. Në mbyllje të mbledhjes së radhës, në pjesën e diskutimeve të lira, Halluni ka sjellë në vëmendjen pikërisht situatën e rëndë të sigurisë publike në Shkodër.

Ai ka vënë theksin e përgjegjësisë tek Policia e Shtetit, që sipas tij, duket ia fut gjumit. Halluni ka rikujtuar një sërë ngjarjes të rëndë, duke u ndalur tek grabitja e dy ditëve më parë e bankës së nivelit të dytë në Koplik të Malësisë së Madhe.


Këshilltari bashkiak ka kërkuar që drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër të thirret në Këshillin Bashkiak për të folur mbi situatën e rendit, meqenëse nuk ka asnjë komunikim zyrtar me publikin edhe pse situata e rendit në Shkodër është alarmante.

Këshilltari Andi Halluni ka kujtuar se në qytetin e Shkodrës veç në vitin 1997- ë ka qenë kështu situata e rendit. Në fjalën e tij, ai ka folur edhe si përfaqësues i qytetarëve, duke u bërë zëdhënës i shqetësimit të tyre për situatën e rendit në Shkodër.