
Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit Pavlin Preka, e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.
Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull;
Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri,
për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI EDHE PËR SHUMË PËR NGJARJEN: MISTERI – Çfarë pa Pavlin Preka që e ekzekutuan, 6 muaj dhe ende mister vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër
“Jetonte me babën dhe vëllanë e vet në Dukagjin”, flet që u gjet i vrarë në Guci të Re




