Violinisti dhe koncert maester i mirënjohur shkodran e shqiptar, Lorenc Radovani, ishte i ftuari i radhës në podcast- in “Gjurmë zërash” të Bashkisë Shkodër. Në bashkëbisedim me gazetarin Adrian Hoti, ai ka rrëfyer gjithçka nga fillimet në muzikë dhe deri sukseset e arritura.
Lorenc Radovani, një nga violinistët më të mirë shqiptarë, ka pasur fatin që të jetë në fillim nxënës i të madhit Pjetër Gaci dhe më pas student i Ibrahim Madhit. Më poshtë, mund të ndiqni intervistën e plotë të Lorenc Radovanit.