Familja e vjetër shkodrane e njohur me dy mbiemra Çeka – Summa, si dhe banesa e saj karakteristike, e ndërtuar rreth 300 vite më parë dhe që mbetet një nga monumentet më të veçanta të kulturës në Shkodër, ishin në fokusin e këtij episodi të podcastit “Gjurmë zërash” të Bashkisë Shkodër.
I ftuar i gazetarit Adrian Hoti ishte zotni Engjëll Çeka, pinjoll i kësaj familjeje me tradita e kontribut të çmueshëm atdhetar. Gjatë intervistës ai rrëfen për historinë e kësaj familje por edhe shtëpisë që e mirëmban me shumë përkujdesje bashkë me zonjën e tij.