VIDEO – “Po verifikojmë të paktën 15 kryebashkiakë”, Gazment Bardhi i PD-së flet edhe për hapjen e negociatave

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi nga Korça pas një takimi që ka patur me Forumin e Grave Demokrate, i pyetur nese PD do te ketë emra të tjerë kryebashkiakësh me probleme me drejtësinë që do të denoncojë u shpreh se në proces verifikimi janë të paktën 15 emra. “Kemi në proces verifikimi një numër të konsiderueshëm të kandidatëve të Edi Ramës të emëuar në mënyrë ilegjitime më 30 Qershor në Bashkitë e vendit. Janë në proces verifikimi të paktën 15 kandidatë të partisë Socialiste që janë emëruar si kryebashkiakë në 30 Qershor nga Edi Rama” tha ai. Sa i përket tryezës politike për reformën zgjedhore Bardhi bën të ditur se kjo është një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman dhe BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.