Skip to content
13 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Po ecte i qetë me telefon në vesh, policët nisin ta ndjekin me vrap, momentet e fundit të Lear Kurtit

ShkodraWeb 22 October, 2022
lear kurti ndjekje policia

Dalin pamje të tjera nga vdekja e Lear Kurtit dhe se çfarë ishte duke bërë para se të ndalohej nga forcat e Policisë së Shtetit. Siç duket edhe nga videoja e publikuar nga emisioni “Review”, policia ka qenë duke patrulluar në rrugë, ndërkohë më pas shfaqet i riu Lear Kurti, i cili po kalonte në rrugë me telefon në dorë, që siç duket po fliste me dikë.

Pikërisht këtu lind kontradita e parë me njoftimin e Policisë pas ngjarjes. Kjo sepse u raportua që i riu ishte duke qëndruar para një biznesi në mënyrë të dyshimtë, kur në fakt ka qenë duke folur me celular me dikë dhe krejt i qetë.

Më pas, fushëpamja e kamerave të sigurisë ikën për pak dhe më pas shihet momenti kur dy policë njëri pas tjetrin fillojnë e ndjekin me vrap 32-vjeçarin. Ata e kanë ndjekur për 200 metra, deri në momentin që e kanë neutralizuar në rrugën e ‘Don Boskos’. Ndërkohë del edhe momenti tjetër, ai kur Policia ka neutralizuar Kurtin, ku ky i fundit duket pa ndjenja dhe i shtrirë në tokë. Dy efektivët e ngrenë prej krahëve por ai bie sërish.

32-vjeçari u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/10/63544547d0ba8.mp4

Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: OPINION – Çeshtja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit për shqiptarët si meli për kanarinat në kafaz…
Artikull pasardhës: “Ka qenë e shëndetshme, por…”, Grida Duma “harron” politikën dhe flet hapur për dashurinë e parë në gjimnaz

TË FUNDIT

bashkia malesi e madhe

SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë…

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
arrestim shkoder 2025

Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë

ShkodraWeb 12 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran 12 January, 2026
  • Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë… 12 January, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë 12 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Lëndë plasëse në derën e servisit në Shelqet të Vau Dejësit, policia jep detajet e para 12 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • PERSONAZH – Ditëlindja e një zonje shkodrane të skenës dhe ekranit, për Zyliha Milotin vitet janë thjesht numra! 11 January, 2026
  • NGA ILIR META – Arben Ahmetaj, një luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë… 11 January, 2026
  • VIDEO – Zonat malore të qarkut Shkodër nën “pushtetin” e borës, trashësia arrin deri në 120 cm… 11 January, 2026
  • Zvogëlohet sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër, ja si paraqitet situata në territor këtë të diel… 11 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 11 janar 2026… 11 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bashkia malesi e madhe

SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë…

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
arrestim shkoder 2025

Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Lëndë plasëse në derën e servisit në Shelqet të Vau Dejësit, policia jep detajet e para

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.