Ardit Krymi është i bindur për tre pikë me Skenderbeun për javën e katërt të Superligës. Megjithatë futbollisti i Vllaznisë thotë se tre pikët do të arrihen nëse të gjithë japin maksimumin në këtë ndeshje. Po ashtu, ai ka folur edhe për konkurrencën për një vend në formacion, duke thënë se secili duhet të bëjë punën e tij dhe në fund vendos trajneri.
Lidhur me paraqitjet e Vllaznisë në javët e para, Krymi është i bindur se grupi kërkon kohë të konsolidohet. Pas 6- 7 javësh, do të mund të shihet Vllaznia e vertetë, thotë ai, duke vlerësuar edhe afrimet e bëra në ekip gjatë merkatos së verës. Nesër, Vllaznia do të përballen në Korçë me ekipin e Skenderbeut, duke kërkuar një rezultat pozitiv, mundësisht fitoren.