VIDEO/ Plagoset kandidati i pavarur per kryetar komune ne zgjedhje

Tensionohet situata në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Gjatë mbrëmjes së sotme kandidati i pavarur shqiptar për Komunën e Kërçovës, Alit Abazi është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Mediat në Maqedoni raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Kërçove dhe përveç kandidatit Alit Abazi i plagosur ka mbetur edhe Shefi i shtabit të tij Destan Abdiu. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka prapavijë politike. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

https://youtu.be/kbuIZ0aYCnw

https://youtu.be/IIKtilGi1Xs