Te nderuar bashkeqytetar te shkodres,
Gjysma e Bashkise Shkoder ndodhet sot ne erresire te plote, pa energji elektrike. Mijera qytetare, pleq, femije, te semure, ne keto dite te ftohta dimri, jane ne veshtiresi duke mos patur vemendjen e Instancave shteterore.
Sot qe ne oren 11:30 nënstacioni i Draçinit dhe 4 kabina elektrike në disa lagje të qytetit janë përfshirë nga zjarret. Ky dem madhor ekonomik e psikologjik per familjet shkodrane, vjen si pasoje e vjedhjeve dhe keqmenaxhimit nga Qeveria e Edi Rames.
Oshee Shkoder pergjate viteve te fundit ka patur ne vemendje punesimin e sa me shume patronazhisteve, te cilet nuk jane profesioniste, madje nuk paraqiten asnje dite ne pune. Mungesa e theksuar e stafit te kualifikuar ka lene mangesi ne kontrollet periodike te kabinave dhe nenstacioneve.
Perhere Drejtoria e Oshee ka shperndare urdher per kontrolle vjetore te nenstacioneve duke i pastruar dhe zevendesuar pjeset e amortizuara. Kjo gje nuk ka ndodhur, prandaj sot kane shperthyer flaket nga 4 anet e Shkodres.
Vitet e fundit kjo drejtori eshte perqendruar ne vjedhje tenderash, shkarkime nga detyra te profesionisteve dhe punesime partiake.
I bej thirrje Drejtorit te oshee shkoder, te kerkoje ndihme ne drejtorite e tjera rajonale, per te asistuar ne riparimin e menjerhershem demit. Qytetaret te cilet e paguajne me shtrenjte se te gjitha vendet e rajonit energjine elektrike, kerkojne zgjidhje. Dikush duhet te mbaje pergjegjesi, dhe keto jane eproret e etur per pushtet e para. /Nga Izmira Ulqinaku, antare kryesie PD Shkodër/