Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

VIDEO – Peticionet online kundër ambasadores Yuri Kim si “dacibao”- t kineze që në Shqipëri u kthyen në fletë- rrufe…

ShkodraWeb 1 year ago

Në kohën e miqësisë së artë kinezo- shqiptare, në Shqipëri nisën të përdoreshin “dacibao”- t, të cilat më mirë njihen nga mbi 50- vjeçarët e sotëm me emrin “fletë- rrufe”. Pak a shumë, ishte një demaskim publik ndaj “veseve” apo edhe “mbeturinave mikroborgjeze” që shfaqnin individë të veçantë të “shoqërisë socialiste”. Ato vendoseshin në vende të dukshme në ndërmarrje apo institucione por edhe në sheshe publike. Edhe në Shkodër ka patur “demaskime” të tilla publike.

Mjaft të përhapura kanë qenë sidomos në sistemin arsimor, atë 8- vjeçar e sidomos të mesëm. Tentohej të goditeshin që në moshë shumë të re fenomene që konsideroheshin negative për shoqërinë e kohës, duke nisur nga flokët e gjata, veshtjet me ndikim “kapitalist”, thonjtë e paprerë, shamia e hundëve kur mungonte, rezultatet e dobëta në mësime e deri tek mos përgatitje e rregullt e “informacionit politik”, zakonisht i ditëve të marte në shkollat e Shkodrës e të gjithë Shqipërisë.

Shkurt, “dacibao”- t ishin forma më e përhapur e linçimit publik, intimidimit dhe frenimin të lirisë së indivitit në shprehje e në veprim. Sigurisht, në 45 vitet e diktaturës komuniste në vend, “dacibao”- t mund të konsiderohen fenomen normal.

Ditët e fundit në vendin tonë, po flitet për një peticion online kundër ambasadores së SHBA- së në Tiranë Yuri Kim. Në vija të përgjithshme, kontestohet qasja që diplomatja amerikane ka ndaj një pjesë të opozitës, ndërhyrja në punët e sistemit të drejtësisë gjithmonë lidhur me çeshtje gjyqësore që lidhen me një pjesë të opozitës si dhe, mbështetja e hapur që i jep mazhorancës aktuale e kryeministrit Edi Rama në dëm të opozitës.

Pa dashur të gjykojmë vertetësinë e sa më sipër, në vitin 2022, peticioni kundër një diplomateje të huaj, në një vend antar të NATO- s dhe aspirant për në BE, tingëllon jashtë realitetit. SHBA- të janë aleatri tradicional strategjik shumëvjeçar i vendit tonë. Ambasadori i këtij vendi në Shqipëri, është i dërguari personal i presidentit të SHBA- së, në këtë rast, i presidentit Joe Biden. Praktikisht, është një peticion edhe kundër ambasadorit Biden. Sepse është në kufijtë e të pamundurës që një ambasador të dalë me veprimet e deklaratat e veta jashtë kornizave të përcaktuara nga DASH dhe “Shtëpia e Bardhë”. Disa herë, DASH dhe “Shtëpia e Bardhë”, kanë qenë në mbështetje të ambasadores Kim dhe nuk ka si ndodh tjetër.

Sipas Konvetës së Vjenës, çdo amsadaor e ka të ndaluar rreptësisht të ndërhyjë në çeshtje të brendshme të një shteti ku akreditohet, në këtë rast të Shqipërisë. Por po ashtu, peticione online apo edhe të firmosura, nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim në fatin e një ambasadori. Në nisje të detyrës, “letrat kredenciale” çdo ambasador ia paraqet presidentit të vendit, në rastin e Shqipërisë, presidentit Meta. Në rastin e Yuri Kim, “letrat kredenciale” mbajnë firmën e Presidentit të SHBA- së që praktikisht bën emërimin e përfaqësuesit të vet në Shqipëri.

Nëse një ambasador, gjykohet se ka tejkaluar apo shkelur kompetencat, vlerë juridike, diplomatike apo politike kanë vetëm “notat verbale”. Ato si rregull, dalin nga Ministria e Jashte por edhe nga qeveria. Në rastin më ekstrem, sërish strukturat shtetërore, mund të shpallin “non grata” një ambasador, duke i caktuar edhe kohën e largimit nga territori i vendit, në këtë rast, i Shqipërisë. Ka ndodhur, madje edhe javët e muajt e fundit me diplomatë të ndryshëm por jo në nivel ambasadori.

Peticioni që po qarkullon online, jo me 5 mijë frima por edhe me 5 milion firma, nuk ka asnjë vlerë të asnjë natyre, përveç asaj që mund të konsiderohet “presion publik”, por pa asnjë farësoj ndikimi në fatin e ambasadores Kim, të qasjes së saj me realitetin në vend dhe as në marrëdhëniet diplomatike SHBA- Shqipëri. Në këtë kuptim, një peticion i tillë, pa asnjë efekt të mundshëm, ngjan më shumë me një “dacibao” të kohëve moderne në Shqipëri. Sigurisht, në 2022- in mund të ngjallë edhe të qeshura, gjithmonë për ata që janë mbi 50 vjeçarë dhe kujtojnë diktaturën komuniste në Shqipëri. /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

Previous: DETAJET – Mësohet arsyeja e arrestimit të drejtorit të burgut të Reçit, abuzonte me karburantin dhe fuste sende…
Next: Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, hiqen edhe kufizimet e fundit të pandemisë Covid- 19 në Shqipëri…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

41 mins ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

54 mins ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

1 hour ago

TË FUNDIT

  • NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • “Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • “Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

41 mins ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

54 mins ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

1 hour ago
“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.