
Vllaznia është mundur nga Skenderbeu në “Loro Boriçi”. Korçarët kishin nevojë për pikë mbijetese dhe kuqeblutë, ia bënë këtë dhuratë në fushën ku gjithë sezonin, kishin pësuar vetëm 2 humbje.
Miqtë kanë shënuar të parët pas disa gabimeve që përfunduan me atë të portierit Jukaj. Nasr përfiton nga një top që iu dhurua dhe nga kufijtë e zonës, e dërgon topin në rrjetë.
Me këtë rezultat përfundon pjesa e parë. E dyta nis mirë për Vllazninë e cila gjen golin mjaft shpejt. Minuta e 49- të dhe Qato me një aksion personal, shënon golin e barazimit.
Vllaznia nuk u ngrit për asnjë minutë në nivelin që duhej për të marrë tre pikë. Në minutën e 82- të, vjen edhe goli i dytë me të njëjtin autor Nasr, përsëri pas një gabimi të portierit Jukaj.
Ndërsa duket se vendi i 4- të dhe “Final 4” janë thuajse të siguruar, vendi 2- të që favorizon në startin e Supërligës, me shumë mundësi pas kësaj humbje në “shtëpi”, është humbur përfundimisht nga Vllaznia.