
Kjo ishte përplasja mes banorëve të fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë dhe policisë. Banorët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në atë zonë, ndërsa shprehen se i kanë pronat prej shekujsh dhe pretendojnë se me dokumente të falsifikuara është tjetërsuar prona. Ata kanë bërë kallëzim në SPAK.
Ky resort është parashikuar të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Ndërkohë, bëhet me dije se janë shoqëruar në policinë e Shkodrës të paktën 6 banorë të zonës.