
8 Dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Të rinjtë e Qendrës Rinore Atelie, kanë organizuar një aktivitet përkujtimor për këtë ditë të rëndësishme, ndërsa e kanë gërshetuar edhe me 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, nën sloganin “Heshtja nuk të mbron”.
Aktiviteti ishte i larmishëm, ku të rinjtë interpretuan këngë, recituan dhe përcollën mesazhe sensibilizuese jo vetëm për bashkëmoshatarët, por për të gjithë shoqërinë tonë.
Në fund, është zbuluar edhe një pikturë murale, e realizuar nga artistja Nermin Shurdha, me mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës. Aktiviteti u zhvillua me një pjesëmarrje të reduktuar, në respektimt të masave antiCovid.